Statistikat e fundit thonë që kompania koreane është shitësi më i madh i smart phone-ve në botë, duke bërë që “Samsung” të rrëzojë nga froni rivalin “Apple”.

Rezultatet e publikuara nga kompania “StrategyAnalytics” thonë se Samsungu në vitin 2015 ka shitur 24.1 për qind të të gjithë telefonave të shitur, duke kaluar Apple-in që kishte rreth 17.7 për qind të tregut.

Samsungu, sipas kësaj analize, ka shitur 83.2 milionë smart phone, ndërsa Apple dje njoftoi se në vitin 2015 ka shitur 61.1 milionë i-Phone.

Rritja në shitje është pas daljes në treg të Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: