Sulmuesi i Konyaspor, Samuel Eto’o, është në bisedime me Lazion, ku takimi ka zgjatur katër orë.
Kamerunasi që aktualisht është 37 vjeç dhe është bashkuar me Konyasporit që në janar dhe ka kontratë deri në vitin 2019.

Sipas Corriere dello Sport dhe Rai Sport, Eto’o është takuar me drejtorin e Lazios, Igli Tare, për katër orë në Romë.

Për të do ishte një rikthim në Itali pasi ka luajtur te Interi ku e kishte fituar edhe tripletën në vitin 2010.

Ai pastaj u zhvendos në Turqi ku luajti te Antalyaspor dhe te Konyaspor. Eto’o shihet si zëvendësues i denjë i Ciro Immobiles, që do të jetë sulmuesi kryesor, shkruan tg. Lazio do të kërkojë që të jetë kandidatë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: