Ish-mbrojtësi i Interit, Samuel, ka dhënë një intervistë të gjatë për La Gazzetta dello Sport, para ndeshjes së sotme kundër Milanit, e vlefshme për finalen e Superkupës së Italisë.

Lautaro-Flitet shumë për të, madje edhe shumë seç duhet. Mjafton të humbasë një rast dhe iu duket si tragjedi.

Do të jetë një ndeshje e vështirë, Milani është i rrezikshëm, ata kanë trajneri të ri dhe kjo ndeshje është derbi.

Interi, megjithatë, është në nivelin e skuadrave më të forta dhe po bën shumë mirë.  Ndaj Atalantës e merituan të mbyllnin llogaritë që në pjesën e parë. Thënë ndrysje, ne duhet të mbajmë gjithmonë këmbët në tokë sepse kemi ende gjysmë sezoni përpara”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb