San Marino “shkruan” historinë. Kombëtarja modeste e përbërë nga futbollistë gjysmë amator, ka arritur të sigurojë fitoren e parë, pas plotë 20 vitesh. Ekipi kombëtar i drejtuar nga italiani Cevoli, arriti suksesin historik, pas fitores 1-0 ndaj Liechtenstein. Golin e fitores për vendsasit e realizoi Sensoli në minutën e 53-të.

Kjo skuadër numëronte afro 140 ndeshje pa një fitore, që prej suksesit të fundit e cila ka qenë edhe e vetmja në historinë e kësaj kombëtareje, që për koicidencë ka qenë po ndaj Liechtenstein dhe po me të njëjtin rezultat, por në një takim miqësor. San Marino është pjesë e Grupit 1, në Ligën D, të Nations League.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb