BRAZIL-‘Ka qenë trupi im që më ka thënë të heq dorë’. Me këto fjalë Gisele Bundchen, ikona e bukurisë dhe yll i pasarelave për 20 vjet, ka njoftuar sfilatën e saj të fundit.

Top modelja braziliane, 34 vjeç, i ka dhënë lamtumirën pasarelave në San Paolo Fashion Week.

Mes duartrokitjeve në rresht të parë, kanë qenë miqtë dhe bashkëshorti Tom Brady, futbollisti i njohur amerikan.

Gisele do të vazhdojë të bëjë modelen, por vetëm ne shërbime fotografike dhe në reklama.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: