Milani mori këtë mbrëmje një tre pikësh shumë me vlerë për të qenë pjesë e ‘zonës champions’. Për shkak të rëndësisë që kishte si ndeshje edhe nervat në këtë sfidë ishin të pranishme. Në përfundim të takimit fusha e ‘San Siros’ u kthye në arenë kacafytjesh.

Luiz Felipe i Lacios, filloi të kapej me disa lojtarë të Milanit, dhe një grup i madh shkoi drejt tij, ndërsa serbi Milinkoviç-Saviç u përpoq ta ruante nga nervat e futbollistëve kuqezinj. Në fushë janë futur edhe trajnerët e të dy ekipeve për të qetësuar lojtarët e tyre.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb