Ishte parashikuar të debutante në derbin e 22 shtatorit kundër Milanit, por Alexis Sanchez djeg etapat dhe pritet të zbresë në fushë për ndeshjen e parë me Interin që në këtë fundjavë. Sulmuesi kilian i huazuar vetëm dy ditë më parë nga Manchester United është grumbulluar nga Antonio Konte për sfidën kundër Cagliari në program të dielën në mbrëmje.

Alexis Sanchez 380
Alexis Sanchez 380

Sanchez ndodhet në Milano, ndërsa në pritje të prezantimit përpara mediave ka zhvilluar setin fotografik si dhe ka xhiruar klipin që do të publikohet në internet nga klubi zikaltër. Por ky nuk është i vetmi lajm I mirë për Interin, që hedh një hap drejt zgjidhjes së problemit të madh me Mauro Icardi. Sipas mediave italiane, klubi ofron rinovimin e kontratës edhe për një vit tjetër dhe si shkëmbim kërkon lejen e futbollistit për ta huazuar në një tjetër skuadër.

Mauro Icardi Atletico Madrid G7qdahuxawm515ef9wydj7r3w
Mauro Icardi Atletico Madrid G7qdahuxawm515ef9wydj7r3w

Ky opsion kënaqë ish-kapitenin dhe mbi të gjitha bashkëshorten dhe agjenten e tij Wanda Nara. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat lokale, dy janë destinacionet e mundëshme për të ardhmen e sulmuesit argjentinas. Monaco ishte interesuar edhe më parë për Icardin, ndërsa në skenë ka dalë edhe Atletico Madrid. Klubi spanjoll po dështon në misionin për të blerë Rodrigo nga Valencia dhe për këtë arsye po merr në konsideratë huazimin e sulmuesit të Interit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb