Presidenti Trump është një ‘siklet për Vendin’, një ‘gënjështar patologjik’, një ‘racist’.

Kështu thotë senatori amerikan Bernie Sanders duke njoftuar për kandidaturën e tij për Shtëpinë e Bardhë në 2020.

Nuk kishin kaluar as katër orë nga njoftimi për kandidaturën e tij dhe Sanders kishte mbledhur një milion dollarë donacione për fushatën e tij presidenciale.

Lajmin e bëjnë të ditur përgjegjës të stafit të Sanders. Një shenjë e mirë mbështetëse për senatorin demokrat që mburret me një makinë organizative dhe vullnetarë të shumtë, që i ka që nga fushata e 2016, aktive në të 50 shtetet amerikane.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb