Nga: ZONJA KATERINA

1 kg sardele të filetuara
2-3 speca
1-2 domate
1 kokërr qepë
1 tufë majdanoz
3-4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper

Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri dhe e spërkasim me majdanoz. Vendosim në rradhë sardelet e filetuara. Mbi çdo sardele vendosim 1/2 fetë domate, 1 fetë qepë, 1-2 fetëza speci. Lart vendosim më pas nga një sardele tjetër. I spërkasim sardelet “sanduiç” me kripë, piper, rigon dhe pak vaj ulliri. Shtojmë në fund ½ filxhan ujë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25-30 minuta. Pasi të jenë gati i servirim spërkatur me majdanoz të grirë hollë.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb