Leroy Sane është kthyer në objektivin kryesor të Bayern Munich në këtë merkato vere. Drejtuesit e klubit gjerman nuk e kanë fshehur interesimin e tyre për talentin gjerman, përkundrazi, kanë shprehur publikisht dëshirën e tyre për ta rikthyer sërish në Bundesligë. Për herë të parë mbi këtë temë ka folur dhe Pep Guardiola. Trajneri i Man.City ka pohuar gjithashtu se Bayern është vënë në ndjekje të Sane por dëshira e tij është që gjermani të qëndroj me “qytetarët”:


Sane
Sane

“Prej shumë kohësh Bayern po flet për interesimin e tyre mbi Sane por për momentin nuk kemi pasur kontakt zyrtar. Sane është një lojtar i yni dhe shpresojmë të qëndroj këtu sezonin e ardhshëm dhe për shumë sezone të tjerë:, u shpreh trajneri i Man.City. Bayern kërkon një sulmues krahu por në këtë merkato vere mund të humbas shërbimet e një lojtarëve më të rëndësishëm në skuadër, David Alaba.


Mundo Deportivo
Mundo Deportivo

Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, Barcelona është vënë në lëvizje për Alaba. Ernesto Valverde sheh te mëngjarashi futbollistin ideal për të përforcuar krahun e majtë. Alaba ka një kontratë me Bayern deri në vitin 2021 por klubi gjerman afroi këtë merkato Lucas Hernandez, me francezin që luan në pozicionin e Alaba.
(BalkanWeb)