Kryediplomati rus, Sergey Lavrov, deklaroi  se Moska ka kërkuar konsultime urgjente me Serbinë pas vendosjes së sanksioneve amerikane ndaj sektorit energjetik të shtetit ballkanik.

Duke folur në një konferencë për media në Moskë, Lavrov theksoi  se Moska mban kontakte të vazhdueshme me Serbinë dhe ka kërkuar konsultime urgjente në lidhje me situatën aktuale pas sanksioneve kundër industrisë serbe të naftës.

“Jemi në kontakt me miqtë tanë serbë, kemi kërkuar konsultime urgjente dhe shpresojmë që të marrim përgjigje sa më shpejt”, ka shtuar ai.

Të dielën, në një intervistë për radiotelevizionin serb, koordinatori i sanksioneve të SHBA-së, James O’Brien, tha se mënyra e vetme për të shmangur rreziqet e partneritetit strategjik midis Beogradit dhe Washington-it është zvogëlimi në zero i aksioneve të Gazpromit rus dhe Gazprom Neft në Industrinë e Naftës të Serbisë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: