Ish-ministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në emisionin “Open” në News24 foli për lirimin e tre policëve të Kosovës, situatën në veri duke u ndalur edhe tek draft-propozimi i kryeministrit Edi Rama.
“Përpjekja e Serbisë ishte për të krijuar ndjenjën e poshtërimit, jo vetëm tek pjesëtarët e policisë së Kosovës, por tek të gjithë qytetarët. Unë mendoj që Kurti duhet t’i kthehet procesit politik sepse nëse nuk formësohet deri në fund të vitit, atëherë diplomatët nuk do të merren më. Qëllimi i Serbisë është ta mbajë vëmendjen ndërkombëtare në veri, të ketë dhunë, të ketë përplasje dhe Kosova të jetë e përqendruar në veri. Për ne është e papranueshme e padrejtë dhe goditje ndaj shtetit të Kosovës të vendosen masa dhe sanksione dhe Serbia mbështetet. Kjo shtron edhe pyetjen se çfarë po ndodh? Sanksione ndaj një shteti ku BE ka pasur rol kyç ndaj tij dhe në vend që të kemi një partneritet me SHBA e BE, kemi arritur që të gjithë kundërshtarët ti bëjmë bashkë”, ka thënë ai.
Gjithashtu gjatë bisedës në studio, Hoxhaj u shpreh se përfaqësuesi i lartë i BE Josep Borell dhe i dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak nëse si ndërmjetës nuk arrijnë t’i sigurojnë Kosovës përfitime, por vetëm ndëshkime, atëherë sipas tij kritikat ndaj tyre për qëndrimin ndaj Prishtinës janë të vlefshme.
“Nëse Lajçak e Borell si ndërmjetës nuk arrijnë që ti sigurojnë Kosovës përfitime, por vetëm shtrëngime, atëherë unë pajtohem me kritikët”, u shpreh ai.
Ndër të tjera theksoi se vendosja e sanksioneve janë një goditje për Kosovës.
“Dëmin që i është duke i bërë Kosovës, Kurti nuk e kupton. Një shtet që nuk njihet nga të gjithë në rajonin tonë , një shtet që ka shpallur pavarësinë në dramën e fundit të asaj kur mund të bëhej ende historia dhe sot të jemi në listën e shteteve që sanksionohen nga BE është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë shtetit të Kosovës. Në situata të tilla kërkohet nga lideri politike të gjejë rrugë që të rikthejë vendin në binar. Zgjedhjet po thotë edhe zoti Kurti që do ti mbajë, por unë kam frikën që në veri të vendit nuk duhet të lejojmë që Serbia të përmbushë ambiciet territoriale që nga ndaj kësaj pjesë të Kosovës. Dhe mbi të gjitha nuk dua të shoh Kosovës si një qendër që nuk merren vendimi, kur vendi hyn në përceptimin si temë e sigurisë ku të tjerë marrin vendime”.
Draft-propozimi i Ramës
Enver Hoxhaj: Zgjedhje të reja, shtensionim të situatës një draft asociacioni që nuk cënon rendin Kushtetues. Nuk jam ai që përkrah plane pa i parë. Kryeministri Rama, është kryeministër i një shteti shqiptar që ka autoritetet e tij. Shteti i pavarur i Kosovës nuk është meritë e kësaj qeverie, por e qytetarëve të Kosovës, popullit të Kosovës dhe shqiptarëve kudo ku jetojnë. Situata në veri të vendit është një situatë e natyrës të sigurisë, Shqipëria si anëtare e NATO-s duhet të interesohet për një gjë të tillë. Nëse kryetari Kuvendit të Austrisë vjen në Kuvend të Kosovës dhe na thotë që një model është më i mirë, mund ta bëjë këtë punë edhe Rama. Në një situatë që është Kosova, kryeministri Kurti nuk duhet ta udhëheq vendin si të jetë Këshilli drejtues i partisë së tij, duhet të komunikojë me Shqipërinë, me SHBA-në. Kur ke partneritet strategjik me një vend duhet të jesh serioz, nëse i thotë partner amerikanëve, europianëve, apo edhe Shqipërisë, duhet të konsultohen ndahen informata. Ne si shqiptar në Kosovës në Shqipëri na duhet një vullnet i ri politik për t’i përmbushur disa ambicie që nuk arrihen të përmbushen dhe të shtrihen edhe në veri të vendin, dhe a mund të ndihmojë Edi Rama, po mund të ndihmojë,.
(BalkanWeb)