Sanksionet Perëndimore kanë pasur ndikim të madh në Rusi, përkatësisht kanë rezultuar me mungesë të performancës në ekonominë e këtij shteti në katër vjetët e fundit, sipas një  studimi të ri të Bloomberg.

Bloomberg Economics ka thënë më 16 nëntor se ndonëse ulja e çmimit të naftës ka goditur ekonominë, sanksionet që i janë vënë Moskës për agresionin e saj ndërkombëtar, për ndërhyrje në zgjedhjet ndërkombëtare dhe përfshirjen e dyshuar në tentim-vrasje janë “fajtori më i madh”.

Sipas të gjeturave, ekonomia e Rusisë “është më shumë se 10 për qind më e vogël në krahasim me atë që pritej në fund të vitit 2013”. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë sanksionuar Rusinë për aneksimin e Krimesë nga Ukraina më 2014 dhe për mbështetjen ndaj separatistëve që luftojnë në lindje të Ukrainës.

“Mungesa e performancës ka qenë më e madhe nga çfarë mund të sqarohet”, ka thënë analisti i Bloombergut, Scott Johnson. Në studim po ashtu është thënë se masat ndëshkuese ndaj Moskës duket se kanë arritur qëllimin, pasi janë duke dëmtuar ekonominë e Rusisë, pa përfshirë në shtete tjera globale.

Kjo situatë ka vënë në dyshim parashikimet e Qeverisë ruse se rritja e bruto-prodhimit të brendshëm (GDP) do të tejkalojë 3 përqindëshin deri më 2021, duke dyfishuar kështu normën e vitit 2017.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb