Në prag të festave të fudnvitit, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë nismën “”Santa is comming to Tirana”. Kjo nismë synon mbështetjen e fëmijëve me pamundësi ekonomike në shpërndarjen e dhuratave për festat e fundvititnë 13 njesi administrative të Tiranës.

Janë shpërndarë dhurata dhe ndihma të ndryshme, duke përfshirë lodra, ushqime dhe materiale të nevojshme për familjet.

Santa, i shoqëruar nga një ekip animatorësh, ka filluar vizitat në njësitë e kryeqytetit me një kamion të dekoruar posaçërisht për këtë rast, duke shpërndarë jo vetëm dhurata, por edhe një atmosferë të ngrohtë dhe festive.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fëmijët kanë pasur mundësinë të bëjnë foto me Santa-n, të marrin pjesë në lojëra argëtuese, të shijojnë face painting dhe të këndojnë këngë festive.

Kjo iniciativë synon të bëhet një traditë e përvitshme, një simbol i solidaritetit dhe përkushtimit ndaj më të vegjëlve që kanë nevojë për mbështetje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb