ELBASAN- Një 32-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Gurishtë të Njësisë Administrative Gjinar të bashkisë Elbasan. 32-vjeçari Taulant Dedja ka qenë duke udhëtuar me një Fuoristrade të cilën sapo e kishte blerë kur ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe pasi është rrokullisur disa dhjetëra metra ka përfunduar në humnerë.

Drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime të shumta dhe është gjetur pa shenja jete nga bashkëfshatarët e tij. Ndërkohë raportohet se së bashku me 32-vjeçarin udhëtonte edhe i afërmi i tij T.Dedja i cili ka pësuar dëmtime por pa rrezik për jetën.

Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan- Gjinar, në fshatin Zavalinë, mjeti “Fuoristradë” me drejtues shtetasin T.D. 31 vjeç, banues në fshatin Zavalinë, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit shtetasi T.D., si pasojë e plagëve të marra ka ndëruar jetë në vendgjarje, ndërsa pasagjeri shtetasi F.D., 40 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, ka marrë lëndime të lehta, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb