Në Sarajeve po organizohet një konferencë ku është paraqitur platforma ‘Punësim e mbrojtje sociale’, një projekt i RCC dhe ILO. Projekti parashikon bashkëpunim mes gjithë aktorëve të shoqërisë, që nga qeveria, shoqëria civile e partnerëve ndërkombëtarë për punësimin, për krijimin e vendeve të punes, uljen e ekonomisë informalite dhe për forcimin e të drejtave te punëmarrësve.

Kreu i Inspektoriatit të Punës Dritan Ylli, tha në këtë konferencë se Shqipëria ofron përvojë të mirë në luftën për uljen e ekonomisë informale, ku sipas tij, 200 mijë shqiptarë u larguan nga puna në ‘të zezë’. Dritan Ylli tha se projekti në fjalë është mjaft i mirë për rajonin në fushën e punësimit dhe ofron mundësi për shkëmbimin e përvojave më të mira. Projekti ‘Punësim e mbrojtje sociale’ parashikon që deri në 2020 të krijohen 1 milionë vende pune.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb