SARANDE

Burime nga selia e PD të Sarandës bëjnë me dije se rreth 400 është numri i demokratëve të Sarandës, Konispolit dhe Finiqit, që do t’i bashkangjiten sot protestës të paralajmëruar, që organizohet  në Tiranë.

Dy autobuzë dhe makina të vogla kanë qenë në dispozicion për të transportuar demokratët sarandiotë. Nisja e tyre, për shkak të largësisë, është bërë në orën 04.00 të mëngjesit, ndërkohë që sipas burimeve nga selia e PD në Sarandë mësohet se ka nga ata që janë nisur pasditen e së premtes.  
Ndërkohë, sipas burimeve nga selia e PD, Delvinë, rreth 50 është numri i demokratëve që janë nisur mëngjesin e së shtunës nga Delvina për të marrë pjesë së protestë.

Ndërsa demokratët e Sarandës janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar të 16 shkurtit, socialistët sarandiotë janë nisur po mëngjesin e kësaj të shtune drejt Vlorës për të marrë pjesë në mitngun e organizuar nga kryeministri Rama. Gayetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se sipas burimeve nga selia e PS, Sarandë rreth 500 vetë është numri i socialistëve që kanë shkuar në Vlorë, ndërkohë që rreth 180 socialistë janë nisur nga Delvina.

Ndërkohë në orën 6 e gjysëm është bërë nisja nisja e protestuesve nga Vlora drejt Tiranës. Në dispozicion të qytetarëve vlonjatë janë vënë 10 autobuse në pika të ndryshme të qytetit të Vlorës si dhe  rreth 60 automjete të vogla. Autobusë janë vendosur edhe në fshatrat e Vlorës. Të konfirmuar nga PD Vlorë 1800 persona nga qyteti dhe rrethinat ,fshatrat dhe zonat perreth jane nisur kete te shtune drejt Tiranes per protesten e opozites.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb