SARANDË- Pakujdesia e prindërve për pak sa nuk ka rezultuar fatale për një fëmijë 1 vjeç, i cili ka pirë një sasi detergjenti. Burime nga policia e Sarandës pohuan se e mitura F.A. u dërgua me urgjencë në spitalin e këtij qyteti, ku dhe iu dha ndihma e parë mjekësore.

Bluzat e bardha u shprehën se nga pirja e larësit të sobës, vajza ka dëmtuar organet e brendshme. Nisur nga gjendja e rëndë, vogëlushja u dërgua me helikopter drejt Tiranës për tu trajtuar me mjekim më të specializuar.

Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb