SARANDË-Gjyshja e një 5-vjeçarje nga Saranda denoncon se është abuzuar seksualisht me mbesën e saj të mitur në ambientet e kopshtit. 53-vjeçarja, Eli Kasneci në një intervistë për News24 rrëfen se vajzën e vogël, e cila është prekur nga autizmi e ka dërguar në mëngjes në kopështin numër 3 në Sarandë si çdo ditë tjetër, por kur është kthyer në shtëpi, ajo ishte e gjakosur.

“Në mëngjes vajzën e çova nga gjumi si zakonisht, e lava dhe e çoj të shëndetshme në kopësh. Në orën 12 e 10 babai i saj e merr nga kopshti. E marr vjazën, e ndërroi, dhe ajo kishte shumë hemoragji. E marr vajzën së bashku me babain e saj dhe e çoj në kopësht tek edukatorja. I thash që vajza ka hemoragji, ajo më tha ‘si ka mundësi’”, -tha gjyshja e vajzës.

Gjyshja e 5-vjecares, autike, e cila jeton me të dhe të atin pas divorcit të prindërve thotë se menjëherë e ka dërguar vajzën tek mjeku gjinekolog në spitalin e Sarandës, dhe ky i fundit i ka pohuar se me vajzën është abuzuar seksualisht.

“E çova në martenitet, ma vizitoj doktor Aleksi, i cili ishte dhe me infermiere. I thsh doktor të lutem ma thuaj hapur se çfarë ka vajza. Më pa në sy dhe më tha se ‘është abuzuar me vajzën’. Mund të ndodh nnjë gjë e tillë në kopësht i thash?! Po më tha, mund tyë jetë futur ndonjë i huaj brenda.”, -tha 53-vjeçarja.

Por i kontaktuar nga News24 mjeku gjinokolog nuk pranoi të pronocohet, por mohoi atë që i kishtë pohuar gjyshes së vajzës se i mitura ishte abuzuar seksualisht. 53-vjecarja thotë se ka bërë denocim në policinë e Sarandës, por nuk u mor asnjë masë ndaj kopshtit. Ajo akuzon drejtoreshën e kopështit numër 3 në Sarandë se nuk i ka dhënë asnjë shpjegim për atë që ka ndodhur, por madje ka lëshuar akuza për abuzim brenda familjes.

“I thash, znj. Bona, nuk të akuzoj për kopshtin, por dua të di se çfarë ka ndodhur me vajzën time. Më tha, shih brenda familjes, se mos i ka bërë gjë babai i saj. Kudo që të vësh, më tha, mos harxho lekët e tua se nuk do fitosh asgjë”, -deklaroi Eli Kasneçi.

Ndërkohë, të kontaktuar nga News24 policia e Sarandës thotë se pas denoncimit, të miturës i është bërë një tjetër ekzaminim nga dy mjekë të tjerë dhe sipas raportit të mjekëve rezulton se vajza ka një gërvishtje pranë organit gjenital, ç’ka ka shkatuar dhe hemoragjinë, por sipas mjekëve nuk është abuzuar seksualisht me të. policia ka dorëzuar në prokurorie, por pa cilësuar ndonjë vepër penale, por vetëm “dëmtim mekanik”. Por pyetja që ngre e moshuara është se çfarë ka ndodhur me mbesën e saj të mitur? Në këto kushte ajo kërkon që të kryehet një tjetër ekspertizë në Tiranë.

POLICIA: VAJZA U VIZITUA, KA NJË GËRVISHTJE NË TRUP, NUK ËSHTË NGACMUAR SEKSUALISHT
Sarandë, në lidhje me kallëzimin e bërë nga shtetësja: E.K., vjeç 58, e cila është gjyshja e të miturës: V.K., vjeç 5, banuese në Sarandë, se me mbesën e saj është abuzuar seksualisht në kopësht, sqarojmë se:

Pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Sarandë, menjëherë janë kryer të gjitha veprimet proçeduriale dhe hetimore.

Si dhe është bërë ekspertiza nga mjekja-gjinekologe, në prani të mjekut ligjor, ku ka rezultuar se nuk kemi të bëjmë me ngacmim seksual por me një gërvishje në pjesën e jashtme që mund të ketë ardhur nga rrëzimi ose nga ndonjë mjet mekanik.

Në përfundim të gjitha veprimeve, materialet i janë dërguar Prokurorisë së Sarandës për “Vlerësim”.

(ed.me/NEWS24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: