SARANDË- Policia e Sarandës, policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 3 personave të akuzuar për vjedhje, të cilët ishin kthyer në tmerrin e banorëve të fshatrave. Blutë kanë dokumentuar 6 raste që dyshohet se janë kryer nga këta persona, ndërsa numri i vjedhjeve mund të jetë më i madh.

Më konkretisht u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Dritan Poka, 29 vjeç, banues në Shenavlash, Durrës;
Fatjon Furaberaj, 23 vjeç, banues në Greshicë, Mallakastër;
Nazif Sinanaj, 28 vjeç, banues në Poliçan, Skrapar.

Arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi më datë 04.02.2015 janë kapur në flagrancë duke vjedhur banesën e shtetasit K.C., në fshatin Nivicë. Në cilësinë e provës materiale këtyre shtetasve ju janë sekuestruar gërshërë, pinca, doreza dhe sende të ndryshme që ju shërbenin për të hapur banesat. Nga hetimet e mëtejshme të kryera ndaj këtyre personave dyshohet të jenë autorë edhe të 6 vjedhjeve të tjera të ndodhura në zonën e Sarandës dhe fshatrat përreth:

1. Vjedhja e ngelur në tentativë në datë 05.01.2015 të banesës së shtetasit J. D., 67 vjeç, banues në fshatin Piqeras;
2. Vjedhja e ngelur në tentative në datë 25.12.2014, e banesës së shtetases Th.B., 82 vjeçe, banuese në fshatin Lukovë;
3. Vjedhja e banesës në datë 05.12.2014, të shtetases M.A., 62 vjeçe, banuese në fshatin Lukovë;
4. Vjedhja e ngelur në tentativë në datë 16.01.2015, në banesën e shtetasit N. P., 71 vjeç, banues në fshatin Piqeras;
5. Vjedhje e banesës në datë 21.12.2014, të shtetasit P. Gj., 80 vjeç, banues në fshatin Lukovë;
6. Vjedhja e banesës në datë 04.02.2015, të shtetasit J. K., 32 vjeç, banues në fshatin Nivicë.

Po kryhen hetime pasi dyshohet se këta persona janë autorë të një sërë vjedhjesh të tjera të ndodhura në Sarandë dhe fshatrat përreth. Materialet procedurale ju referuan organit të Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë në bashkëpunim.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: