SARANDË- Policia kufitare e Sarandës ka kapur sot 45 klandestinë me origjinë nga vende të ndryshme. Sipas policisë, 35 klandestinë janë nga Siria, 9 nga Kongo dhe 1 nga Uganda.
Të njejtat burime bëjnë me dije se klandestinët u kapën në afërsi të Lukovës në 02:30. Atyre iu është ofruar si ushqim ashtu edhe ndihmë mjekësore.
Nga ana tjetër policia ka arrestuar edhe 5 shqiptarë, të cilët transportonin klandestinët. Polica ka sekuestruar edhe 4 mjete. Në pranga kanë rënë shtetasit Fatjon Gizeli, Ergys Hoxha, Ilirjan Spaho, Elton Murraj dhe Ermir Noja.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: