SARANDE – Ministria e Kulturës vazhdon të inventarizojë dhe të restaurojë në të gjithë vendin, monumentet e Kulturës. Një prej tyre, që u kartelizua ditët e fundit, është edhe Kisha e Manastirit të Shën Thanasit në Leshnicë, ku mbi portën jugore gjendet i pikturuar një mbishkrim:

“Ky tempull i gjithnderuar dhe hyjnor i atit tonë ndër shenjtorë Shën Thanasit të madh i Manastirit të Gjermanonit u stolis dhe u zbukurua me shpenzimet e etërve të tij, me mbikqyrjen e Krisanthit jeromonakut dhe igumenti të tij. Në kohën e peshkopit tonë të Drinopojës Kir Gabriel të etërve present dhe jeromonak të Dhionisit, Zakehut, Meletit, Joaniqit, Papa Qirjaqi dhe Zosima, me 1801 muaji qershor 28. Me dorën time të Llazarit nga Ano Sudhena së bashku me nxënësit e mi Lazarin dhe Gjergjin. Më 1797 u bënë themelet e këtij tempulli.”

Procesi i inventarizimit të monumenteve të Kulturës do të mbyllet në vitin 2015.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb