SARANDE

Policia ka nisur kërkimet në zonën e Kanalit të Cukës,  për kufomën e 55-vjeçarit Arben Shaqiri, banues rom në fshatin Cukë. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se  dyshohet se 55 vjeçari është vetëmbytur si shkak i problemeve familjare.

Mësohet, ndër të tjera se ai ka qenë arrestuar dhe dënuar për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes së tij dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Në vitin 2005, Shaqirit i kanë përdhunuar e më pas vrarë një djalë 6 vjeç.

B4464fd7 C8ff 414c 9d50 Ce3edbcf1f47
B4464fd7 C8ff 414c 9d50 Ce3edbcf1f47

Dyshohet se autori ishte një vrasës serial manjak, i quajtur Klodjan Saliaj, i cili më herët kishte vrarë edhe një tjetër 65-vjeçar rom. Në vitin qershor 2007, Arben Shaqirit kanë tentuar t’ i rrëmbejnë vajzën e tij 13-vjecare dhe gjatë kësaj tentative e kanë plagosur me thikë.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: