SARANDË

Për shkak të motit të keq, shiut të rënë gjatë gjithë natës por edhe dallgëzimit, 5-6 ballë, nga ana e kapitenerisë së Portit në Sarandë është bërë pezullimi i lëvizjes së gjithë mjeteve ujore, deri edhe  peshkarexhave.

Sipas informacionit të siguruar nga kapiteneria, situata metereologjike në Gjirin e Sarandës për datën 15 dhjetor 2018 është: Dallgëzimi në det 5-6 ballë, drejtimi jug – lindje, dhe shpejtësia e erës 24 km /orë.

Për këtë arsye nga ana e kapitenerisë u pezullua linja detare Sarandë – Korfuz si dhe anijet e peshkimit. Gjithashtu jashtë funksionit për shkak të motit ka qenë linja detare Korfuz – Sarandë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb