Mbrëmjen e sotme selia e Partisë Demokratike Dega Sarandë, u mbush me atmosferë festive në përkujtim të 34-vjetorit të themelimit të saj. Në këtë ceremoni morën pjesë anëtarë dhe simpatizantë të shumtë, figura drejtuese të degës, si dhe personalitete të partisë në nivel qendror dhe rajonal.

Merrnin pjesë gjithashtu deputetja Ina Zhupa, drejtuesi politik i qarkut, Bujar Leskaj, sekretari i përgjithshëm Flamur Noka.

Gjatë ceremonisë, folën kryetarja e Degës, Sarandë, Manjola Nikollo, sekretari i degës, Ibrahim Bajrami, dhe kryetari i Forumit Rinor të PD-së në Sarandë. Ata shprehën krenarinë për rrugëtimin historik të partisë në mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë, duke vënë në pah rëndësinë e bashkimit dhe angazhimit të vazhdueshëm për sfidat që e presin PD-në.

Deputetja Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj, theksoi rolin që ka luajtur Partia Demokratike në përmbushjen e aspiratave të qytetarëve shqiptarë për një Shqipëri demokratike dhe evropiane. Ndërkohë, drejtuesi politik i qarkut, Bujar Leskaj dhe sekretari i përgjithshëm Flamur Noka ndanë mesazhe të fuqishme për forcimin e strukturave dhe qëndrueshmërinë e partisë në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

Kjo mbrëmje festive u shoqërua me një atmosferë entuziaste, ku të pranishmit ndanë kujtime, diskutuan për vizionin e përbashkët të së ardhmes dhe u zotuan për të vijuar rrugën drejt qëllimeve të larta të Partisë Demokratike për rikthimin në pushtet.

34 vjet pas krijimit të saj, kjo pasi Partia Demokratike vazhdon të mbetet një shtyllë e rëndësishme e pluralizmit politik dhe demokracisë në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: