SARANDE-Plagoset me thikë pronari i Pub “Ecuador” në Sarandë. Mësohet se 5 persona kanë qëlluar me sende të forta në kokë e disa herë me thikë shtetasin Rudin Haxhia, 39­ vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4, në pub­-in në pronësi të tij, rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se Haxhia është në gjendje të rëndë dhe është dërguar me helikopter drejt Tiranës, për trajtim më të specializuar. Goditjet me thikë i kanë dëmtuar cipën e mushkërisë 39­vjeçarit Haxhia i ka shpëtuar disa atentateve më parë me armë zjarri dhe eksploziv.

Nga hetimet e para mësohet se ngjarja e sotme ka ndodhur pas një grindje. Policia është vënë në aksion për kapjen e autorëve.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: