SARANDË- Një i ri ka përfunduar në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen me thikë të babait të tij. Sipas burimeve zyrtare nga Komisariati i Policisë së Sarandës, është vënë në pranga Klajdi Mehmeti, 22 vjeç.

Mësohet se ndaj tij Gjykata e Sarandës, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” pasi akuzohet për një ngjarje të ndodhur më 10 tetor të vitit të kaluar, ku 22-vjeçari qëlloi me thikë babain, duke e plagosur rëndë, pas një konflikti për motive të dobëta. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, blutë e Sarandës kanë mundur të arrestojnë të riun.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: