Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar, pas një konflikti të dhunshëm që ndodhi pasditen e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, kur A. N., në bashkëpunim me një tjetër shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur me grushte shtetasin O. B., 22 vjeç, për motive të dobëta.

Si pasojë e dhunës, O. B. është dëmtuar dhe është transportuar për ndihmë më të specializuar mjekësore në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorit të dyshuar në këtë ngjarje.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 18:00, së bashku me një shtetas tjetër, për të cilin vijon puna për identifikimin dhe kapjen, në lagjen nr. 1, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin O. B., 22 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë, i cili është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb