SARANDE

Tre persona janë arrestuar për vjedhje në bashkëpunim nga policia e Sarandës. Sipas policisë në pranga kanë rënë shtetasit, E.G 31 vjeç, L.Xh 24 vjeç dhe F.H 30 vjeç, të tre me banim në Lushnjë. Mësohet, ndër të tjera, se të tre të rinjtë janë arrestuar në flagrancë në  fshatin Xarrë të Konispolit duke udhëtuar më një makinë të tipit “Benz”, brenda të cilit është gjetur edhe një motor skaf, e cila sipas policisë rezulton e vjedhur nga banesa e shtetasit me iniciale I.D në Ksamil.

“Policia e Sarandës ka arrestuar 3 persona për vjedhje në bashkëpunim. Shërbimet e Policisë Sarandë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve E.G., 31 vjeç, L.Xh., 24 vjeç dhe F.H., 30 vjeç, me banim në Lushnje. Këta shtetas janë kapur në flagrancë në fshatin Xarrë të Konispolit duke udhëtuar me një automjet tip “Benz” brenda të cilit u gjet një motorr skafi, ku pas hetimeve të kryera rezultoi se ishte vjedhur në banesën e shtetasit I.D, në Ksamil. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim”-njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb