SARANDË-­ Një plantacion i nëndheshëm me kanabis është zbuluar nga policia e Sarandës në një operacion anti-droge dhe ka arrestuar në flagrancë 7 persona. Një ndër të arrestuarit mësohet se është edhe djali i pronarit të plantacionit.

Mbi bazën e informacioneve në rrugë operative, policia ka zbuluar brenda një plantancioni me mandarina në Xarrë, një ndërtesë dy katëshe, njëri kat i nëndheshëm, ku kultivohej bima narkotike.

Sipas burimeve zyrtare bëhet me dije se bimët narkotike varionin nga 50 deri në 60 centimetra të larta dhe kultivoheshin me llamba në një hapësire rreth 1 mijë metra katror. Deri tani janë sekuestruar rreth 10 mijë rrënjë dhe kubikë me kanabis. Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: