Edhe në Sarandë ndryshimi i orës, në zbatim të orës policore i ka gjetur rrugët e qytetit të boshatisura. Policia ka ngritur postblloqe në disa nga pikat kryesore të qytetit.
Në gjithë qytetin mbizotëron qetësia, teksa në lëvizje janë vetëm efektivët e policisë dhe bizneset të cilat ofrojnë shërbim taksi.