Kryetari i komunës Baunei, në zonën Ogliastra të Sardenjës, ka ndaluar përdorimin e hartave të Google (Google Maps), pasi shumë njerëz humbasin në shtigjet e rrugëve nga përdorimi i aplikacionit.


“Hartat e vjetra të letrës janë më të mira”, deklaroi Corrias.


Shumë udhëtarë kanë humbur dhe disa makina kanë ngecur në rrugët e ngushta e të pakalueshme të zonës Supramonte, pas përdorimit të aplikacionit.


Corrias deklaroi për agjencinë italiane të lajmeve, ANSA, se janë vendosur kudo shenja paralajmëruese, që shoferët të mos ndjekin udhëzimet e Google Maps.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb