Recetë nga znj Katerina
Përbërësit
1 kg sardele
Lëng limoni
Kripë, piper
Gjethe rrushi
Salca e domates:
2-3 domate
1 fç pure domate
1 gjethe dafine
½ lç sheqer
1 spec djegës
Vaj ullliri
Kripë, piper
Lëngu shoqërues:
Kastravec
Borzilok
Kos
Uthull
Kubikë akulli
Përgatitja
Filetojmë sardelet duke hequr pjesën e shtyllës kurrizore. Pjesët e hequra të sardeleve i vendosim të ziejnë në raportin 1 me 2 me ujë në mënyrë që të përftojmë lëngun e tyre.
Gjethet e rrushit i përvlojmë me ujë të nxehtë dhe i kalojmë më pas në ujë të ftohtë. Pasi i kullojmë mirë gjethet e rrushit mbështjellim sardelet të cilat i kemi spërkatur me kripë, piper dhe lëng limoni.
Në një tenxhere me fund të hapur ose në një tigan të thellë hedhim pak vaj ulliri, shtrojmë 2-3 gjethe rrushi ose degë të njoma rrushi të cilat i kemi përvluar më parë. Rrjeshtojmë sarmat e përgatitura dhe në çdo shtresë hedhim pak nga buljoni i sardeleve (lëngu i përftuar nga zierja e shtyllës kurrizore) dhe pak nga lëngu i përvlimit të gjetheve të rrushit. Në fund shtojmë lëng limoni të trazuar me vaj ulliri, kripë dhe piper dhe i mbulojmë me një pjatë. I lemë sarmat me sardele të ziejnë në temperaturë mesatare për 20-25 minuta.
Ndërkohë përgatisim salcën. Në një tenxhere me pak vaj ulliri hedhim përbërësit e salcës: domatet të grira në rende pa cipë, purenë e domates, gjethe dafine, pak sheqer, kripë, piper dhe pak spec djegës. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe i lemë të marrin valë derisa salca të lidhet plotësisht.
Ndërkohë që përgatitet salca bëjmë një lëng shoqërues për sarmat me sardele. Në një makinë grirëse hedhim kastravecin të prerë në copëza të vogla, disa gjethe borziloku, pak kos dhe pak uthull. I kalojmë përbërësit në blender duke i berë krem dhe më pas i vendosim në një enë servirjeje ku shtojmë kubikë akulli dhe borzilok të freskët.
Pasi sarmat me sardele të jenë gati i i servirim me salcën e përgatitur me domate dhe me lëngun e freskët me kos, kastravec dhe borzilok.