Mauricio Sarri bëhet gati të përballet me Spalin dhe të testojë një tjetër Juve në këtë sfidë. Në “Allianz Arena”, kampionët në fuqi do të paraqiten pa asnjë mbrojtës të majtë, teksa këtë sektor Sarri duhet ta “arnojë”, por më shumë sesa ky telash, ajo që ka befasuar më shumë është pjesa e fundit e deklaratës së trajnerit toskan.

“Kundër SPAL do të jetë një ndeshje e vështirë, ndeshemi ndaj një skuadre të fortë që për momentin është mirë fizikisht. Nuk do të luajmë me tre mbrojtës. “Mungesa e anësorëve në mbrojtje? Qendërmbrojtësit tanë luajnë të gjithë me të djathtën kështu që është e vështirë t’i përshtasim. Të shohim cili prej këmbëmajtëve mund të bëjë më mirë. Dje provova dikë, sot do të provoj dikë tjetër, pastaj do të vendos,” theksoi Sarri.

Më pas, ai vuri në dukje se ka ndërmend të testojë sulmin atomik të bardhezinjve, duke lumturuar të gjithë tifozët e Juventusit. “Ronaldo? U rikthye të stërvitet, ai mund të luajë së bashku me Dybala-n dhe Higuain. Mendoj se mund të luajë të tre në disa faza të ndeshjes. Mandzukic? Ka rënë dakord me klubin për të mos u aktivizuar, të shohim pastaj kur të mbyllin merkaton.”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb