Një darkë e cila më shumë ngjason me një pakt: “Rikthehu bëj Juven tënde”. Maurizio Sarri më në fund vendoset në qendër të projektit bardhezi. Pasi mposhti pneumoninë, Sarri rikthehet në stol, rikthehet të drejtoj në Serie A pas 482 ditësh, jo më në stolin e Napolit por te rivalët e përbetuar. Në vigjilje të sfidës kundër Fiorentinës, Sarri ka darkuar në një tavolinë sëbashku me Agnellin, Nedved dhe Paraticin.

Corriere Di Torino
Corriere Di Torino

Prapaskenat e këtij takimi janë zbuluar nga “Corriere di Torino”, e cila thekson se drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë bindur më në fund duke i dhënë liri trajnerit të vendos për çdo gjë. Mbetet për tu parë se si do të jetë rikthimi i Sarrit, me tuta sportive apo me kostum, e sigurt është se do të jetë i karikuar në maksimum pas një verë ku gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve të tij.

Sarrii
Sarrii

Fillimisht një turne rraskapitës, më pas një ftohje e cila i mohoi stolin në 2 sfidat e para dhe një merkato e cila nuk u bë sipas shijeve të tij, shumë lojtarë nuk arritën të largoheshin nga Torino duke e detyruar trajnerin të bëjë zgjedhje të vështira dhe të menaxhoj një dhome zhveshje aspak të qetë. Pas stuhisë së madhe vjen dhe lehtësimi për Sarrin, besimi i drejtuesve do të thotë shumë por në këtë darkë nuk munguan as kërkesat, objektivi kryesor mbetet fiks, të rikthej Champions League në Torino, diçka që nuk e ka bërë asnjë “profesor” pas 96.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb