Hap pas hapi, distanca ndërmjet Sarrit dhe Juves po zvogëlohet gjithnjë e më shumë. Mbetën vetëm detajet e fundit për tu prezantuar zyrtarisht se timonieri i ri i “Zonjës së Vjetër”. Udhëtimi i Fabio Paraticit në Londër bëri që Chelsea të liroj më në fund teknikun italian, gjithçka u zgjidh pas një takimi ndërmjet drejtorit sportiv të Juves dhe Marina Granovskaia, krahu i djathtë i presidentit Abramovic. Paratici pagoi 6 milion eurot që blutë kërkonin për të lënë të lirë teknikun italian.

Mirror
Mirror

Mediat britanike e bëjnë fakt të kryer këtë tratative madje zbardhin edhe pasuesin e Sarrit në stolin e Chelsea, Frenk Lampard. Sarri pritet të firmos me Juven një kontratë 3-vjeçare për të nisur më pas punën për të ndërtuar ekipin sipas shijeve të tij. Gjithçka nis nga mbrojtja ku kërkohet me çdo kusht një qendërmbrojtës.

Manolas
Manolas

De Ligt nuk është objektivi i vetëm i Paraticit, një tjetër opsion është dhe Kostas Manolas. Mbrojtësi grek mund të jetë pjesë e një shkëmbimi pasi Roma do të kërkoj një sulmues pas largimit të Dzekos, ndërsa Juventus kërkon të gjejë një skuadër të re për Higuanin. Klauzola e largimit të Manolas është 36 milion euro, aq sa vlerësohet “El Pipita”.

Adrien Rabiot
Adrien Rabiot

Në mesfushë afrimi i parë mund të jetë Adrien Rabiot. Mesfushori francez do të largohet nga PSG me parametra zero, Juve është një opsion konkret për të ardhmen e tij: “Është një klub i madh, jemi ende duke vlerësuar opsionet, nuk mund të themi diçka për momentin, u shpreh Rabiot për “Tuttosport”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: