Do të jetë Pep Guardiola ai i cili do të vendos të ardhmen e Maurizio Sarrit në stolin e Chelsea. Italianit i kërkohet më çdo kusht të fitojë Kupën e Ligës, në finale i pret Man.City, skuadër që tronditi në themel stolin e Sarrit pas humbjes 6-0 që i shkaktuan në Premier League. Çdo përfundim tjetër do të sjellë shkarkimin e Sarrit, vend të cilin më pas do ta marrë Zola deri në përfundim të sezonit.

Sarrii
Sarrii

5 humbje në 10 ndeshjet e fundit, kanë vendos ndjeshëm në pikëpyetje aftësitë e ish trajnerit të Napolit, kjo në sytë e drejtuesve, pasi për tifozët Sarri duhet të ishte shkarkuar prej kohësh. “SarriBall” nuk ka më asnjë efekt në Premier League, është pak argëtues dhe shumë më pak efikas, mbi të gjitha në finalizim.

Sarri
Sarri

Kjo u vërtetua edhe në sfidën e fundit në FA Cup kundër Man.United, me “djajtë” që i shkaktuan një humbje të pastër 2-0. Situata që rrethon Sarrin është bërë mbytëse pasi lojtarëve i ka ardhur në “majë të hundës” loja e italianit, askush nuk duket komod në skemat e tij. Në futboll mrekullitë ndodhin radhë dhe Sarrit i duhet pikërisht një e tillë për të vijuar të drejtoj Chelsea, të paktën deri në fund të sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb