Policia e Malit të Zi ka sekuestuar mbrëmë mbi një ton kokainë, sasia më të madhe të drogës të zënë ndonjëherë në këtë shtet.
Droga ishte fshehur në një dërgesë me banane, ndërkohë që në pranga kanë rënë dy persona. Aksioni policor u krye në Mojanoviçi, një lagje në periferi të kryeqytetit, në Podgoricë.
Në lidhje me drogën e kapur, ka reaguar përmes një mesazhi në Twitter edhe zëvendëskryeministri malazez, me origjinë Dritan Abazoviç.
“Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit”, shkroi Abazoviç.
Mali i Zi është vend anëtar i NATO-s dhe ka hapur po ashtu negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por, përpara se t’i bashkohet BE-së, ai e ka për detyrë të çrrënjosë krimin e organizuar dhe korrupsionin.
(BalkanWeb)