Juventus del pa pikë nga ferri i “Reggio Emilias”. Bardhezinjtë e drejtuar nga Maximilliano Allegri pësuan disfatë 4-2 ndaj Sassuolos, në ndeshjen e radhës të Serie A. Ekipi i Dionisit shënoi dy herë në pjesën e parë, me 2 gola fantastikë të Lauriente dhe Berardi, ndërsa torinezët mbajtën gjallë shpresat falë autogolit të Vinas.

Chiesa vendosi ekuilibrat përkohësisht në minutën e 78-të, përpara se Pinamonti të rikthente festën vendase në tribuna. Në fund Gatti bën të pabesueshmen, duke dërguar topin në portën e tij. JS

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: