Sateliti i NASA-s, “OSIRIS-Rex” pritet të mbërrijë sot në një asteroid në atë që është misioni i parë amerikan për të sjellë kampionë të asteroidit pas në Tokë.

“Ky projekt që ka kushtuar më shumë se 800 milionë dollarë do të sjellë kampionë të pastër të asteroidit të nevojshme për të studiuar sistemin e diellor në fazat e tij të hershme”, tha NASA.

Ky satelit u nis nga Florida në shtator 2016 dhe që prej atëherë ka udhëtuar në hapësirë me një shpejtësi prej më shumë se 100 000 kilometra në orë.

Pasi të ketë zhvilluar vëzhgime të gjera gjatë gjithë vitit deri në 2020, ky satelit do të mbledhë nga sipërfaqja e asteroidit rreth 2 kilogramë materiale.

“OSIRIS-Rex” do të fillojë kthimin në Tokë në vitin 2021, një udhëtim që do të zgjasë dy vite dhe pritet të zbresë në një zonë të shkretë të shtetit të Utahs në SHBA në vitin 2023.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb