Lamtumira e tyre dukej përfundimtare, por jo mes Melissa Satta dhe Kevin Prince Boateng duket se është kthyer dashuria.

Showgirli dhe futbollisti, që ndodhen me pushime në një yaht me djalit Maddox në Sardenja, janë fotografuar nga e përjavshmja Chi dhe Diva e Donna. Të qeshur me njëri-tjetrin, duket se mes ‘Satteng’ është kthyer qetësia.

Melissa tregon format e saj të mrekullueshme me bikini dhe bën zhytje jashtë nga barka, ndwrsa Boateng nxjerr në pah fizikun e skalitur.

Të dy bëjnë shaka së bashku, luajnë me djalin dhe ulen pranë njëri-tjetrin në diell. Këto janë pamjet e një familjeje alegro dhe të qetë, tek e cila kriza duket vetëm një kujtim i largët.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb