Të paktën 280 milion fëmijë-një në 8- jetojnë më mirë sot që në çfarëdolloj momenti të 20 viteve të fundit.

Lajmi vjen nga një raport i ri i Save the Children, sipas së cilës nga viti 2000 kushtet për të vegjlit janë përmirësuar në 173 nga 176 vende të analizuara përfshirë Sirine, Venezuelën, Trinidad dhe Tobago).

Singapori kryeson klasifikimin si vendi që mbron më mirë fëmijët, i ndjekur nga Suedia, Finlanda, Norvegjia, Sllovenia, Gjermania, Irlanda, Italia, Koreja e Jugut dhe Belgjika. Amerika është në vend të 36.

Progreset më të mëdha janë regjistruar në disa nga vendet më të varfra në botë, me Sierra Leone që kryeson, e ndjekur nga Ruanda, Etiopia dhe Nigeria.

Ndërsa vendet në të cilat fëmijët janë më në rrezik janë Afrika Qendrore, Nigeria dhe Chad.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb