Më shumë se tre djem në pesë, janë viktima të diskriminimit, të përqeshjes nga bashkëmoshatarët e tyre, sipas 9 nga 10 dëshmitarë të drejtpërdrejtë të episodeve kundër shokëve të tyre, veçanërisht në shkolla.


Homoseksualiteti, komunitetet rom, obeziteti ose ngjyra e lëkurës janë “etiketat” për të cilat njerëzit diskriminohen, sipas më shumë se 80% të të anketuarve, në një sondazh të gjerë në prag të Ditës Ndërkombëtare Kundër Diskriminimit nga OJQ-ja ”Save the Children”, që ka kryer sondazhe në më shumë se 2 000 nxënës të shkollave të mesme në të gjithë Italinë.


Gjithashtu organizata thekson se duhet më shumë edukative nëpër shkolla për rënien e këtij fenomeni, i cili është shpërndarë pothuaj në të gjitha qytetet e Europës.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb