Edhe pak ditë na ndajnë nga Kuvendi Kombëtar i Albanologjisë, ku do të vihen në pah vlerat historike e kulturore të vendit tonë. Një nga organizatorët, historiani Sazan Guri i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se Shqipëria ka trashëgimi të lashtë historike e kulturore. Guri nënvizoi se nuk e tepron kur thotë se sa ka gjithë Europa trashëgimi historike, aq ka edhe Shqipëria.

“Po ta them se nuk e teproj kur them se sa ka e gjithë Europa trashëgimi historike, aq ka edhe Shqipëria. Për fat të keq, të rinjtë nuk janë të mirëinformuar për historinë dhe trashëgiminë e jashtëzakonshme historike e kulturore të vendit tonë. Për vlerat e Shqipërisë kanë folur edhe të huajt. E dini që Ilirët kanë jetuar mes dy Perandorive të mëdha dhe pak përmendet. Pllaka të sumerëve janë shkruar në shqip.

Parimet tona nuk bien ndesh me akademinë. Kemi kulturë, kemi trashëgimi të lashtë e unike, kemi veshjen e Hasit, kemi xhubletën, veshjen e nusërisë në Mirditë, që ka shenjën e dritës, së hënës, vlera të rralla që nuk i gjen kërrkund. Ne na i vjedhin edhe traditat, gjërat tona. Ua them që në Sheshin Avni Rustemi ishin 30 lahuta dhe i bleu shtrenjtë një serb. Pse e bëri? I bleu që ta humbim trashëgiminë tonë kulturore, për të na rrëmbyer rrënjët e kombit”, tha Guri.

Historiani Sazan Guri theksoi se puna e tij dhe e kolegëve është që t’i japin zë traditës shqiptare edhe në parlament. Guri përmendi një rast të vlerave të jashtëzakonshme të shqiptarëve, sesi pensioni ishte parashikuar në forma tjera nga modernja në Kanun, ndërsa atë e në Gjermani e ka praktikuar Bismirku shumë vonë.

(d.xh/ Balkaneweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb