Scamacca, përfundoi një sezon shumë të mirë te Atalanta, i kurorëzuar edhe me fitoren e Europa League, duke u bërë protagonist me golat dhe formën e tij shumë të mirë. Formë të cilën në kampin e “Azzurrëve” shpresojnë shumë që të vijojë ta shpalosë edhe në Euro 2024.
Në konferencën e rradhës për shtyp sulmuesi italian, u ndal të flasë edhe për përballjen e parë në këtë kompeticion dhe veçanërisht për duelin që pritet të ketë me Berat Gjimshitin, të dy shokë skuadre tek Atalanta e Gasperinit.

Çfarë keni frikë nga Shqipëria?
Do të jetë një ndeshje e vështirë, në këtë pikë të gjitha ndeshjet janë të vështira. Janë skuadrat që meritojnë të jenë në Kampionatin Europian. Por Italia do të duhet të përqendrohet mbi të gjitha te vetja dhe të japë maksimumin në këtë ndeshje.

Si e imagjinoni debutimin tuaj kundër Shqipërisë?
Unë e imagjinoj atë dhe ëndërroj që të fitoj. Shpresoj vetëm të filloj me këmbën e djathtë dhe me një fitore”.

Si janë stërvitjet me Gjimshitin?
Ai është një mbrojtës i mirë, i ashpër dhe fizik. Ai është një lojtar i mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: