Kush pjesë e trupit ju vjen në mendje për të nuhatur, duke menduar për një parfum? Qafa, veshët, flokët, gjoksi, kofshët? Nuk është kështu për Jean Paul Gaultier.

Stilisti sapo ka nxjerrë parfumin e tij të ri, duke u fokusuar tek këmbët. Muza e ‘parfumit skandaloz’ është Irina Shayk, top modelja me këmbët kilometrike, e cila në fotot e fushatës shfaqet me një xhaketë të zezë, duke nxjerrë në pah këmbët.

‘Scandal a Paris’ i Jean Paul Goultier luan me kuriozitetin përreth skandalit. Nuk ka asgjë për të fshehur Irina Shayk dhe teksa të gjithë në video mbyllin sytë dhe gojën për lëvizjet e saj, që bërtet ‘Skandal’, ajo tregon këmbët e saj të bukura, të tonifikuara, me të brendshme të zeza poshtë xhaketës me taka të larta.

Mes këmbëve të Irina Shyak, qesh Jean Paul Gaultier. Me provokimet e tij ai ndërtoi kohë pas kohe perandorinë e tij të modës dhe pavarësisht se është 67 vjeç, ai duket se s’ka ndërmend të heqë dorë. Këtë e tregon edhe reklama e fundit e parfumit të fundit ‘skandal’ me aromë, dardhe, jasemini dhe mjalti.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb