GJERMANI-Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble kërkoi sot respektim të rregullave buxhetore evropiane, por theksoi gjithashtu se duhet të tregohen solidar, menjëherë pasi Brukseli dha një kredi shtesë për Francën.

“Ne duhet të bëjmë përpjekje që t’i përmbahemi rregullave evropiane”, deklaroi ministri gjerman i Financave, në një intervistë për radion ”Deutschlandfunk”.

Por, dimë që disa prej partnerëve tanë më të rëndësishëm janë në këto kohë në një situatë shumë më të vështirë se tonën dhe dimë që kemi një përgjegjësi të përbashkët dhe duhet të tregohemi solidarë”, deklaroi ai.

Komisioni evropian vendosi këtë javë t’i japë më shumë kohë Francës për zbatimin e reformave dhe të mos e sanksionojë menjëherë për shkeljen e tavanit përsa i përket deficitit evropian të ekonomisë së dytë në rajon.

Schauble dhe Merkel kanë nënvizuar herë pas here rëndësinë e respektimit të rregullave buxhetore.

 

(a.n/ata/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: