VJENË- Ministri austriak i Financave deklaroi sot se dalja e Greqisë nga zona euro duket e paevitueshme, pas refuzimit nga ana e ministrave të Financave të Eurogrupit për të zgjatur programin e ndihmës për vendin ballkanik.

“Greqia është përgjegjësja e vetme për dështimin e negociatave”, deklaroi Hans Jorg Schelling gjatë një interviste për të përditshmen austriake ”Die Presse”.

”Dalja e saj nga eurozona është e pamënjanueshme”, theksoi ai.

Parlamenti grek miratoi sot në orët e para të mëngjesit referendumin e propozuar nga qeveria e Aleksis Ciprasit lidhur me ofertën e fundit të kreditorëve, që rrezikon një stuhi financiare para datës së zhvillimit të tij më 5 korrik.

Referendumi u miratua me 178 vota pro dhe 120 kundër në parlamentin me 300 vende.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb