Kancelari gjerman Olaf Scholz ka biseduar sot në telefon me presidentin serb Aleksandar Vuçiç për raportet bilaterale midis dy shteteve dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Zyra e kancelarit gjerman njofton se kancelari federal foli gjithashtu për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për procesin.
“Kancelari foli edhe për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për të”, thuhet në njoftim.
Kurse Scholz i ofroi mbështetjen gjermane Vuçiç edhe për të siguruar standarde të larta mjedisore dhe të qëndrueshmërisë në minierat e litiumit në Serbi.