Vetëm 207 deputetë të Bundestagut në Gjermani kanë votuar pro Qeverisë Scholz në një votëbesim që u krye pasditen e së hënës. Kundër Qeverisë votuan 394 deputetë dhe 116 abstenuan, aspak afër shumicës prej 367 që i nevojitej për të mbajtur pushtetin.

Një votim i tillë është i gjashti në historinë e vendit të pasluftës.

Kjo do të thotë se zyrtarisht Qeveria e Scholz-it ka rënë zyrtarisht, ndërsa i hapet rruga drejt zgjedhjeve të reja. Presidenti Frank-Walter Steinmeier tani do të vendosë të shpërndajë apo jo parlamentin.

Parlamenti gjerman ka 733 deputetë. Zgjedhjet e reja në Gjermani pritet të mbahen në 23 shkurt. Gjatë seancës, Scholz akuzoi ish-aleatët e tij të koalicionit për “sabotim” të punës së qeverisë.

Udhëheqësi i fraksionit të Unionit, Friedrich Merz mbrojti liberalët – madje akuzoi kancelarin se gënjen në një pike. Sondazhet kryesohen se CDU e Friedrich Merz.

Vetë Scholz mbështeti zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, por spekulimet ishin të shumta përpara votimit se partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) kishte plane për të sabotuar zgjedhjet e parakohshme duke votuar që Scholz të qëndronte kundër vullnetit të tij.

Kriza politike vjen në një kohë kur ekonomia e Gjermanisë po vuan prej 2 vitesh rritje të dobët dhe Evropa përgatitet për inaugurimin e presidentit të zgjedhur Donald Trump në SHBA, i cili ka premtuar ndryshime gjithëpërfshirëse në politikën e jashtme të SHBA.

Votimi pasoi një seancë të zjarrtë parlamentare në të cilën folën liderët e të gjitha partive, duke nisur fushatat e tyre individuale zgjedhore si dhe duke hedhur fajin mbi njëri-tjetrin për rënien e qeverisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb